Një aksident rrugor u regjistrua pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, në zonën e njohur si “Çesma e Mbyetit”. Automjeti tip “Audi”, i drejtuar nga shtetasi U. XH., u përplas me një mjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. D.
Nga përplasja e fortë mbeti i dëmtuar drejtuesi i “Audit”, i cili u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Të lidhura
None found
Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar dinamikën e aksidentit, si dhe për të disiplinuar trafikun.
