Përplas me motor dy të moshuara në Kuçovë, drejtuesi largohet nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 18:45, në rrugën e varrezave, Kuçovë, një shtetas ende i paidentifikuar duke drejtuar një motomjet motor, ka aksidentuar shtetaset F.A., 74  vjeçe dhe L.M., 72 vjeçe, të cilat po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat.

Drejtuesi motomjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, shërbimet e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Policisë Kuçovë, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 22.03.2022 20:16