Përndiqte vazhdimisht ish të dashurën, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Një 18-vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar vazhdimisht ish të dashurën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedural”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 14.07.2021 12:39