Përndiqte vazhdimisht ish të dashurën 12 vite më të re, shpallet në kërkim 34 vjeçari

Një 34 vjeçar është shpallur në kërkim, pasi përndiqte vazhdimisht ish- të dashurën e tij.

Policia bën me dije se më datë 11.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim E. K., 34 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij 22-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 12.05.2021 09:54