Përndiqte vazhdimisht 13-vjeçaren, kapet 21-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 21 vjeçar, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçare.

Policia njofton se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K, 21 vjeç, banues në Selenic, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçare.

Gjithashtu, u proceduan penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim shtetasit A. A.,52 vjeç ,R. A., 22 vjeç, A. Z., 28 vjeç dhe F. I., 30 vjeç, banues në Selenic.

Këta shtetas në datën 28.05.2021, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasit Y. H. dhe D. H. ( babë dhe bir), banues në Selenic.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K, 21 vjeç, banues në Selenic, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçare.

Po nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim shtetasit A. A.,52 vjeç ,R. A., 22 vjeç, A. Z., 28 vjeç dhe F. I., 30 vjeç, banues në Selenic. Këta shtetas në datën 28.05.2021, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasit Y. H. dhe D. H. ( babë dhe bir), banues në Selenic.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 29.05.2021 09:21