Përmirësohet situata me helmimet në Deçan, ndërpritet gjendja e emergjencës

Sot, kryetari i Deçanit Bashki Ramosja ka vendosur të nderpresë gjendjen e emergjencës, pasi situata e helmimit në këtë komunë është përmirësuar.

“Sot, në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave, morëm Vendimin për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit. Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan që të tejkalohet kjo gjendje. Shpresoj dhe uroj që mos të kemi më këso stuata”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Kujtojmë se mbi 1500 qytetarë në Deçan janë paraqitur në spital me simptoma helmimi.  Fillimisht ishte menduar se helmimi ka ardhur si pasojë e ujit në disa fshatra, por analizat treguan rezultate të ndryshme, megjithëse u gjetën disa baktere në disa fshatra, dhe ende nuk dihet saktë çfarë ka shkaktuar emergjencën te qytetarët./albeu.com


Shtuar 19.07.2021 16:48