Përmet/ Babai i alarmuar në polici: Djali është larguar nga banesa

Një 77-vjeçar ka kallëzuar në Policinë e Përmetit se i është larguar djali nga banesa. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar, Dh.K.

Policia njofton se ka nisur kërkimet.

“Në Komisariatin e Policisë Përmet ka kallëzuar shtetasi P. K., 77 vjeç, banues në Përmet, se djali i tij shtetasi Dh. K., 39 vjeç është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi”, njofton policia.


Shtuar 5.05.2024 14:57