Përmbytjet në Itali, rritet numri i viktimave, rrezik edhe për ekipet e shpëtimit

Vala e motit të keq që goditi rajonin italian të Emilia Romagna ka lënë pesë të vdekur dhe të paktën një të humbur, sipas shifrave të reja të zjarrfikësve dhe Mbrojtjes Civile.

Mbrojtja Civile e vendit nënvizon se zona e përmbytur, me dëme të pallogaritshme, është e madhe dhe në këtë fazë janë në rrezik edhe anëtarët e ekipeve të shpëtimit. Krahas përmbytjeve, ka edhe shumë rrëshqitje dheu, të cilat janë gjithashtu një rrezik i madh për ata që lëvizin në rrugët e vogla fshatare.

Kryeministrja Georgia Meloni, e cila është në rrugën e saj për në samitin e Grupit të Shtatë (G7) të vendeve më të zhvilluara industriale në Japoni, tha nga Alaska se një kabinet do të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur për t’u marrë me situatën dhe për të mbështetur të prekurit.


Shtuar 17.05.2023 13:29