Përmbyset traktori në Korçë, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një person ka gjetur vdekjen pasi është përmbysur traktori me të cilin po punonte.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Polenë duke e zënë poshtë shtetasin e identifikuar si Barjam Trendafili.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:20, në rrugën Qatrom-Polenë, pranë vendit të quajtur “Ura e Polenës”, shtetasi B. T., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Ravonik-Korçë, duke drejtuar një mjet bujqësor tip traktor, ka rënë nga ura dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 


Shtuar 28.04.2021 13:55