Gjykata vendosi të lë në burg për 35 ditë efektivin e RENEA-s Xhulio Liçi i cili u arrestua pasi në makinën e tij u kap një sasi kokaine.
Efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi është përlotur ditën e sotme përballë Gjykatës.
Ai ka thënë se nuk i njeh personat që mori në makinë e se arsyeja se përse e bëri këtë veprim u bë pasi Dedë Nimani ishte i moshuar në moshë.
Në fund Liçi u shpreh se i kërkon falje të gjitheve shokëve miqeve dhe të afermeve të tij dhe se ka besim tek pafajësia e tij.
“Marr njerëz kur udhëtoj pasi jam njeri human. Jam rritur jetim, dhe gjithmonë kur shoh njerez të moshuar i marr në makinë.
Unë jam polic në Fier dhe po udhëtoja nga ky qytet drejt Tiranës . Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz.
Në zonën e plepave një person ngriti dorën dhe unë e mora në makinë. Me vete kishte një pako që e vendosi në bagazh”- tha efektivi në gjykatë. /albeu.com/