Përjashtohet nga Parlamenti/ Vokshi: Rama përdor gratë për propagandë

Deputetja Albana Vokshi ka reguar pas përjashtimit për 10 ditë nga Kuvendit, për shkak të mos lejimit të vijimit normal të seancës parlamentare.

Vokshi shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se Rama përdor gratë për propagandë dhe i urdhëron ato të përjashtojnë dy deputete.

“Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre

– Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete.

– Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare.

– Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës.

– Urdhëron gratë ministre të firmosin çdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij…

Ja pse i duhen gratë Edi Ramës…”, shkruan Vokshi.


Shtuar 16.02.2024 18:04