Rama “mbyll sytë” para problemeve në arsim: E çliruam nga kthetrat e politizimit

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën me qytetarët, ka renditur sipas tij sukseset në fushën e Arsimit.
Sipas kryeministrit, PSçliroi arsimin nga kthetrat e politizimit. Ndërkohë në vendin tonë, studentët shprehin herë pas herë pakënaqësitë dhe problematikat serioze që ka në këtë fushë, por duket se në “fushatën shkëlqyese” të Ramës, nuk ka vend për kritika.

Madje për këtë çështje ka reaguar edhe ish- deputetja, Albana Vokshi. Në një takim me mësues të arsimit parauniversitar, koordinatorja politike e PD, Albana Vokshi tha se gjatë 8 viteve qeverisje cilësia e mësim dhënies ka rënë, e ndërsa sipas saj një dështim ka qenë edhe mësimi online gjatë pandemisë.

“Më shumë se gjysma e nxënësve nuk kanë internet ose mjetet e duhura për shkollën online. Qeveria ka rritur kolapsin dhe ka stimuluar uljen e cilësisë së mësimdhënies, duke mos investuar asnjë qindarkë për arsimin online. Mësimi online ka dështuar, sepse qeveria ka dështuar, duke rrezikuar që të rritet një brez COVID”- tha Albana Vokshi. /albeu.com/


Shtuar 16.03.2021 11:03