Përgjimet në “Sky”, Karamuço paralajmëron arrestime: Mijëra mesazhe me të dhëna “përvëluese”

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço pohon në emisionin “Log” në Abc nën moderimin e gazetarit Endri Xhafo, tha se Eurojustic ka në posedim mijëra mesazhe nga përgjimet e aplikacionit “Sky ECC” që mund të çojnë në arrestime të shumta.

Karamuço tha se në këto përgjime ka dosje përvëluese për shumë persona.

“Janë mijëra mesazhe të Sky në kuadër të Eurojustic që kur kanë marrë këto të dhënat. Në këto mesazhe ka dosje përvëluese. Një historik shumë i madh. Mund të fillojnë arrestime nëse përdoren ato mijëra mesazhe”, tha Karamuço.

Ndërkohë ish-prokurori i krimeve të rënda Eugen Beçi foli në “Log” për përgjimet në Whats App.

Ai tha se diçka e tillë është e mundur të ndihët në Shqipëri, por kostot janë shumë herë më të mëdha se sa përgjimet e telefonatave.

“Teorikisht është i mundur të realizohet edhe në kohë reale. Ka kosto shumë më të shtrenjte. Blihen programe. Kostoja e përgjimit të wp është shumë më e shtrenjtë se përgjimi i telefonatave. Mund ta bëjë prokuroria e posaçme”, tha Eugen Beçi.