PËRGJIMET/ “Do vras veten”, zbardhen bisedat e ‘viktimave’ me mashtruesit në call centera

Kërcënime, mashtrime dhe vjedhje. Këto nxjerrin në pah bisedat e zbardhura mes operatorëve të call cenetarave në Tiranë dhe qytetarëve italianë që mashtroheshin prej tyre. Bisedat e zbardhura nga Oraneës tregojnë dëshpërimin e të moshuarve italianë që shprehen se janë gati të kryejnë edhe vetëvrasje. Në shumë raste, qytetarëve u merret kodi banker dhe u vidhen paratë, ndërsa në të tjera, mashtruesit prezantohen si punonjës të bankave dhe kërkojnë të dhëna koenfidenciale prej tyre.

Biseda 1

Viktima (duke qarë): Unë kam investuar tashmë 31.000 euro! Nuk më kanë mbetur para! Rrezikova gjithçka që kisha. Po mendoj të bëj vetëvrasje.

Mashtruesi: Duhet të paguani një komision për transfertat bankare prej 4500 €!

Viktima: Por kam paguar tashmë 4 mijë eurot e fundit për tarifat e transferimit!

Mashtruesi: Nuk na intereson nëse janë paratë tuaja të fundit, kjo është një tjetër taksë që duhet të paguani për Bankën e Anglisë. Flasim më vonë.

Ndërsa në një bisedë tjetër, mashtruesit e nxisin qytetarin të marrë kodin e transfertës bankare dhe tua dorëzojë, por qytetari i dëmtuar u thotë se ishte me COVID i izoluar në shtëpi.

Biseda 2

Mashtruesi: BQE po na kërkon që të jepni kodin e autorizimit të llogarisë tuaj bankare, duhet të na jepni këtë kod përndryshe nuk do t’i ktheni paratë tuaja.

Viktima (në karantinë COVID): Harroje, nuk do t’i kthej kurrë paratë e mia.

Mashtruesi: Ju ende duhet të paguani për punën time. Më paguani një mijë euro. Sikur të më jepnit kodin katërshifror të autorizimit që po na kërkon BQE, do t’ju kreditonin paratë në llogarinë tuaj brenda një ore.

Viktima: Nuk lëviz dot nga shtëpia.

Mashtruesi: Nuk ka nxitim, sepse ka kohë deri në mes të muajit. Shkoni në zyrën postare dhe merrni kodin.

Biseda e radhës, tregon se si mashtruesit u kërkonin qytetarëve të paguanin shuma fillestare si investim me premtimin se paratë e tyre do të shtoheshin. Kur qytetarët nuk merrnin shumën e premtuar dhe i njoftonin të dyshuarit se do të bënin denoncim këta të fundit mbyllnin komunikimin.

Mashtruesi: Paguani tani 5100 euro dhe do të merrni kapitalin prej 51000 euro.

Viktima (e dyshimtë): Më dërgoni një email me të dhënat e kompanisë.

Mashtruesi: Më vonë…. cfarë synimesh keni?

Viktima: Dua të kthehet kapitali i investuar, në të kundërt do të bëj denoncim.

Mashtruesi: Vazhdo dhe bëje….

Viktima: A mund të më dërgoni dokumentacionin e kompanisë?

Mashtruesi (duke ngritur zërin): Duhet të paguani 5100 euro taksa për të marrë një rimbursim prej 51,000.00 euro, e qartë?

Viktima: Më thuaj më mirë…

Mashtruesi e mbyll telefonin

Një tjetër bisedë tregon rastin kur punonjësit e call-centerave të përfshirë në mashtrim I telefononin qytetarët duke u prezantuar si punonjës banke që do tu kalonin shuma të mëdha në llogari.

Mashtruesi: Përshëndetje, unë jam operator i Bankës Qendrore Evropiane, po ju telefonoj për një kapital prej 48 mijë eurosh të bllokuar në emrin tuaj prej muajsh.

Viktima: Kam investuar vetëm 250 euro, ndoshta nuk jam unë e keni gabuar person.

Mashtruesi: Kompania investuese ka vazhduar të investojë paratë e saj dhe për këtë ka një kapital në emër të saj prej 48 mijë eurosh. Do t’ju dërgoj me e-mail dokumentin ligjor të Agjencisë së të Ardhurave. Do t’ju telefonoj përsëri në mbrëmje.

SPAK bashkë me autoritetet italiane kanë goditur një grup kriminal që mashtronte mbi 1200 qytetarë italianë. Në pranga kanë rënë 3 persona shqiptarët, Elisa Caci dhe Valbona Abedinaj e Gilberdo Pushani. Këta persona kishin përfituar deri në 10 milionë euro nga mashtrimet online përmes bursave dhe i investonin në kriptovaluta. Skema e mashtrimit është komplekse dhe ka prekur edhe disa vende në BE. Vlera prej 10 milionë euro mendohet të jetë vetëm ‘maja e ajsbergut’, pasi vetëm analiza e sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale të pastrimit të parave të përfituara nga mashtrimi në kriptovaluta.


Shtuar 27.10.2022 13:59