PËRGJIMET/ “Do pimë kafen e mëngjesit, rrofsh të keqen”, zbardhet biseda e avokatit sekser për paratë që do t’i shkonin gjyqtares së Elbasanit

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e përgjimeve për çështjen ku është e përfshirë gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj.

Ky i fundit luajti rolin e ndërmjetësit për t’i ofruar para gjyqtares, që ajo të lironte nga burgu Xhulio Musain, i dënuar për plagosje.

Ndërkohë, me Pashajn, avokati i Musait, komunikonte shtetasi Taulant Ramollari.

Abc ka zbardhur bisedën e Ramollarit me Pashajn, ku kuptohet se ata do të takohen në kafe, para gjyqit të Musait.

Pjesë nga përgjimet:

Ramollari: Avokat mirëmbrema.

Avokati: Ca bën, mirë, mirëmbrëma, si ke qenë ti?

Ramollari: Mirë, tani jam.

Avokati: Ca bën ti njëherë?

Ramollari: Mirë.

Avokati: Mirë ke qenë ti?

Ramollari: Mirë mirë, nesër ca ore do dalësh, të vij të takoj?

Avokati: Po nesër nga ora 9 afërsisht do jem unë.

Ramollari: Mirë, pimë kafen në mëngjes nga ora 10.

Avokati: E të shikojmë orarin.

Ramollari: Mirë, po dal nga ora tetë e gjysmë dhe pimë kafe.

Avokati: Ok, mirë mirë.

Ramollari: Mirë, mirë të keqen?

Avokati: Mirë.

Ramollari: Hajd, të kam flori, rrofsh të keqen.

Avokati: Hajd, mirupafshim.

Ramollari: Natën e mirë, natën, natën.