Përgjaket kopshti Botanik në Tiranë, aksidentohen 2 makina! Pasojat

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Unazën e Tiranës, në rrugën pranë kopshtit Botanik.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe sipas informacioneve besohet se shkak të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin mjetet.

Deri në momentin e tanishëm bëhet fjalë për tre të plagosur, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, ndërsa priten detaje të reja mbi gjendjen e të aksidentuarve dhe shkaqet e aksidentit./albeu.com


Shtuar 24.08.2021 12:22