Përfundon numërimi në Delvinë, me sa vota fitoi PS

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Bashkinë Delvinë, ku sipas shifrave të publikuara nga KQZ fituese rezulton Partia Socialiste.

Konkretisht, PS ka fituar me 2599 vota, e ndjekur nga PD me  1694 vota dhe më pas LSI me  vetëm 577 vota.

Ndërkohë vijon numërimi në qarkun Vlorë dhe në qarqe të tjera të vendit.


Shtuar 27.04.2021 00:19