Përfundon mbledhja e Grupit të PD, Alibeaj zbulon për çfarë ranë dakort

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, e thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

“Patëm një diskutim në lidhje me Reformën Territoriale. Synimi ynë, përcjellja e sensibilitetit te qytetarët. Në qendër duhet të jetë individi. Të gjithë ramë dakord që kjo reformë është një dështim”, tha Alibeaj në përfundim të mbledhjes.

16 deputetë morën pjesë, një numër ky ndjeshëm më i ulët prej fillimit krahasuar me pjesëmarrjet e mëparshme. Në fokus të mbledhjes është reforma territoriale.

“Mbledhja është thirrur për reformën territoriale që secili nga deputetët të sjellë problematikat nga qarqet apo zonat e caktuara”, raportoi gazetari Stafa.

PD ka gjithsej 52 deputetë si dhe 7 të tjerë nga aleatët./albeu.com