Përfundojnë në spital 6 punonjëse të “Rossmann & Lala”

Gjashtë punonjëse të kompanisë “Rossman & Lala”, kanë përfunduar në spital pasi dyshohet se janë helmuar në magazinat e paketimit që ndodhen në autostradë.

Mësohet se punonjëset e “Rossmann & Lala”, nuk janë ndjerë mirë dhe më pas janë paraqitur në spital.

“Më datë 11.03.2025, janë paraqitur në spital, 6 punonjëse në një magazinë në autostradën “Tiranë-Durrës”, të cilët kanë shprehur probleme respiratore.

Pasi kanë marrë asistencë mjekësore, 6 shtetaset janë larguar në banesa.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila po punon për vlerësimin e rastit”, njoftuan blutë.

Ende nuk dihet shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka referuar materialet në prokurori, e cila po heton rastin.


Shtuar 13.03.2025 15:12