Shkrimtari shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti, u thirr në prokurori për shkak të një padie nga partia maqedonase “Levica” e cila pretendonte se Mehmeti kishte ofenduar popullin maqedonas.
Pas daljes, Mehmeti u shpreh se në Maqedoninë e Veriut liria e fjalës nuk është e plotë dhe sipas tij kjo ishte arsyeja që ai kishte përfunduar në bankën e të akuzuarit.
Shkrimtari shtoi se institucionet në Maqedoninë e Veriut kontrollohen ende nga Beogradi dhe në qoftë se hyn në interesat e politikës atje, ata sipas tij tregohen të pamëshirshëm.
Komentet Mehmeti i bëri në ABC ku ishte i ftuar dhe nga ku tregoi detaje edhe nga ajo se çfarë kishte ndodhur në Prokurori.
“Ne jetojmë në shtete ku ende lira nuk është e plotë. Institucionet i shërbejnë partisë, Individëve dhe jo qytetarit të thjeshtë. Jetojmë ne shtete ku nuk duhet t’i themi të vërtetat ashtu siç i mendojmë. Por ato që kërkojnë të tjerët nga ne. Institucionet ngaqë janë në shërbim të ndryshme marrin edhe masa për të rritur autocensurën. Nëpërmjet kësaj do ju cojnë një sinjal të rinjve se keni kujdes se po mundëm me këtë, shteti funksionon. Bëra ironi dhe u thash tani dua t’ju kërkoj falje të madhe se gjyqësori nuk funksionon dhe po them se po funksionon dhe sa të rreptë jeni ndaj atyre që brohorasin vdekje e shqiptarëve. Që dërgoni në burg njerëzit që vjedhin, pasi ndaj menje morët këto masa. Kur ju u ndërhyni tek interesat e tyre ata janë të pamëshirshëm. Mendoj se kam ndërhy dhe ata nuk ma falin. E kam thënë dhe do e përsëris, Maqedonia është politikë filiale të Serbisë. Institucionet janë ende në kontroll të Beogradit. E them dhe e përsëris dhe normalisht këtë nuk ta falin. Nuk jam nga ata që i shtoi vetvetes peshën, se nëse Maqedonia është e rrezikuar nga fjala ime, kurrë s’do bëhet ky shtet. Se një shtet që e rrezikon fjala e lirë ai shtet nuk duhet të ekzistojë. Këtë i kam thënë. Sepse nuk dua të vdes e të bëjë vetëvrasje. Se njeriu ditën kur frigohet mendimeve të veta ai është i vdekur dhe jo i gjallë. Ju mund të më vritni nëse doni ju thash. Por të vras veten unë nuk e bëj, se ma ndalon feja ma ndalon edhe vetëdija ime”, tha Mehmeti./albeu.com/