Mesnatën e djeshme, një shtëpi në fshatin Moravë të Njësisë Administrative Otllak, është përfshirë nga flakët.
Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë njoftuar Shërbimet Zjarrfikëses, pasi shtëpia është përfshirë nga flakët.
Forca të shumta të Repartit të Shpëtimit nga Zjarri kanë mbërritur në vendngjarje dhe në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur edhe përhapjen e tyre drejt banesave përreth.
Si pasojë e zjarrit, në njërën nga dhomat e banesës së shtetasit Barjam Hatija ka pasur dëme materiale, ndërkohë që s’ka asnjë të lënduar.
Burimet zjarrfikëse në vendngjarje, konfirmojnë se shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e bombolës së gazit.