Përfshihet nga flakët makina në ecje

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës në qytetin e Fierit. Bëhet me dije së automjeti tip “Mitsubishi Carisma” është djegur në vendin e njohur si ish-UMB në Fier.

Automjeti me motor Benzin-Gas me targa AA 265 HS ka marrë flakë në ecje e sipër, çka e ka detyruar drejtuesin, Dashnor Hysko, të dalë i alarmuar prej tij. 

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë mundësuar shuarjen e flakëve, ndërsa makina është djegur në pjesën më të madhe të saj. 

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e flakëve teksa policia vijon hetimet.


Shtuar 5.04.2021 08:19