“Malli” i sekuestruar përfundon në zjarr, Ardi Veliu zbarkon në Nikël

Kjo  e shtunë nuk ka qenë aspak e qetë për Shqipërinë, pasi në qytete po zhvillohet një aksion anti-drogë. Edhe krerët më të lartë të Policisë shqiptare kanë zbritur në terren në zonën e Krujës ku operacioni ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit dhe janë përshirë forcat RENEA dhe FNSH që po krehin zonën, kryesisht në fshatin Nikël.

Në këtë zonë po kontrollohen sera, parcela si dhe shtëpi e vila. në një prej tyre ndodhet edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i veshur civil, ndërsa nga ana tjetër forcat e tjera të policisë janë të armatosura rëndë.

Po kështu në aksion janë dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Rendit Gjovalin Loka. Deri më tani janë sekuestruar kubikë dhe fidanë kanabisi, të cilat janë asgjësuar me djegie.


Shtuar 29.05.2021 13:17