Përfshihen nga zjarri parcelat me ullinj në Roskovec, flakët favorizohen nga era

Disa parcela me ullinj në kodrat e Roskovecit, në Fier, janë përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të diele.

Mësohet në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e reparteve zjarrfikëse të Roskovecit, Patosit e Fierit, ndërsa  zjarri vijon të përparojë në lartësi të kodrës për shkak të erë së vazhdueshme që e faorizon.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, që deri më tani ka prekur një pjesë të mirë të kodrës.


Shtuar 26.02.2023 11:17