Përfshihen nga flakët 5 hektarë pyje në Mirditë, një zjarrfikëse në terren, as ajo nuk po ndërhyn

Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Lajthizë, Njësia Administrative Orosh, bashkia Mirditë.

Zjarri ka nisur që prej orës 12:00. Në terren ndodhet vetëm një automjet si dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor.

Terreni i vështirë dhe erërat e forta vështirësojnë punën e zjarrfikësve. Aktualisht nuk rrezikohen banesa.

Aktualisht jane perfshire nga flaket 5 HA dhe per shuarjen e flakeve jane angazhuar sherbimi pyjor./albeu.com

 

Shtuar 23.06.2022 16:36