Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, reagon Yuri Kim: Të veprojë drejtësia

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë.

Kim shkruan në Twitter, se Jo do të thotë jo dhe se drejtësia duhet të veprojë. Ambasadorja gjithashtu kërkon shërbim social dhe shëndetësor për vajzën e mitur.

“Ne u bashkohemi aktivistëve dhe të tjerëve që flasin për të dënuar përdhunimin e fundit të një vajze të mitur. Përdhunimi është një vepër penale dhe shkelje serioze e të drejtave të njeriut. Prioriteti tani duhet të jetë: 1) shërbime sociale dhe shëndetësore për shërimin e plotë të vajzës, 2) drejtësia. jo dhunë ndaj grave. JO do te thote JO #tinukjevetem”, shkruan Kim./albeu.com

 

Shtuar 26.05.2021 08:05

Tags: