KAS jep të dhënat zyrtare: LSI nuk e mori mandatin në Durrës

Ditën e sotme ka përfunduar rinumërimi i 108 kutive në qarkun e Durrësit, rezultati i të cilit nuk prodhoi ndryshime për sa i përket ndarjes së mandateve.

KQZ konfirmoi rezultatin e rinumërimit. PS humbi 26 vota; PD humbi 38 vota dhe LSI humbi 1 votë, pra në total janë -60 vota nga rezultati i numërimit të parë.

Koli Bele, anëtar i KAS: Në përfundim rezulton se nga totali i votave, kemi një numër prej – 60 votash më pak. LSI ka -1 votë më pak, PD ka 38 vota minus. Ndërsa PS ka minus 26 vota.

Altin Kaziaj, LSI: Nuk kishte surpriza. Them që nga tabela që kemi dhe nga vlerësimi i votës nuk janë respektuar parimet e kodit zgjedhor dhe fryma e ligjvënësit. Vlerësimi i votës nuk ka qenë objektive. Nuk kemi ç’të vazhdojmë më tej për të sjellë në ligjshmëri rezulatin e rinumëruar dhe rivlerësuar po gabimisht. Nuk dua ta zgjas më tej. Kërkojmë mosmiratimin e rezultateve sipas mosvlerësimit objektiv të votës që keni bërë. Po ashtu mbështesim kërkesën e PD-AN, për pavlefshmëri në qarkun e Durrësit.

Shtuar 26.05.2021 08:05