EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Mësohet se një peron është paraqitur pranë spitalit të Vlorës, i plagosur me armë zjarri në të dyja këmbët. I plagosuri Ergys Likaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në fillim u dyshua se ishte vetëplagosur, por Likaj e ka mohuar një gjë të tillë.

Ende nuk dihet se pse dhe nga kush është plagosur, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Lungormare.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com

 


Shtuar 26.05.2021 20:20