Edhe pse një periudhë kohe u largua nga PD, për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit me një parti të re, Rudina Hajdari rikthehet sërish në selinë blu.
Rudina Hajdari: Të rikthehem në gjirin e Partisë Demokratike, duke u takuar me nivelet më të larta të degëve të PD-së të gjithë strukturës së antarësisë, me njerëz intelektualë, me njerëz që kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe me një opozitë të shëndetshme.
Të lidhura
None found
Teksa beteja brenda PD vijon ende, Rudina Hajdari e ka të qartë se cilin krah mbështet.
Rudina Hajdari: Ndryshimet që kanë ndodhur në statut, në kongresin e 11 Dhjetorit, shikoj që pesha më e madhe i jepet anëtarësisë, kështu që risitë që sjell ky lloj statuti i ri do japin ndryshim rrënjësore për PD, që mos përsëriten më gabimet e së kaluarës. Ky statut i jep më shumë peshë antarësisë, dhe i dobëson rolin kryetarit të partisë. Këto lloj ndryshime që ka miratuar gjykata janë ndryshime të shëndetshme.
Por a synon të kryesojë Partinë Demokratike?
Rudina Hajdari: Kam ardhur për zgjedhur zgjidhjen e krizës, por në momentin që do hidhet ky hap do të jemi këtu e do ta diskutojmë sërish.
Rudina Hajdari u largua nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të 25 Prillit, për të kandiduar në qarkun e Elbasanit nën siglën e “Nismës Thurje”.
