Përballë Bashës për kryetar, Shehaj prezanton planin 4 pikësh: Si do ta ndryshoj PD-në (VIDEO)

PD do të shkojë në zgjedhje për kryetar më 13 qershor. Një nga kandidatët përballë kryetarit actual Lulzim Basha është Agron Shehaj.

Disa ditë më parë ai dorëzoi kandidaturën e tij pranë selisë blu, dhe sot përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar edhe planin që përmban 4 pika. Platforma që ai ka prezatuar thotë se është mënyra sesi do të ndryshojë PD-në nëse fiton

“Partia Demokratike ka nevojë për reforma të thella. Ajo duhet të bëhet më e lirë, më meritokratike dhe më transparente ndaj publikut. Kështu do shpërblehen ata që e çojnë në fitore, kështu do mund të afrohen anëtarë të rinj dhe të aftë. Plaftorma që propozoj përmban këto 4 pika”, shkruan Shehaj krahas videos./albeu.com


Shtuar 26.05.2021 18:55