Për momentin, kjo është receta më e famshme në TikTok, a ia vlen? Njerëzit thonë se po

TikTok ka me mijëra video recetash. Gjatë karantinës, të gjithë provonin kafen “Dalgona” dhe herë pas herë, receta dhe ide të tjera janë bërë virale.

Pas tavolinës së patatinave, radhën e ka një tjetër ushqim për t’u bërë i famshëm: Djath i pjekur me domate, ose makarona të përgatitura me djathin+domatet si salcë.

Sigurisht, që ideja (aspak e komplikuar), nuk u shpik në TikTok. Për herë të parë, receta u prezantua në 2019-ën nga Hayrinen, e cila e hodhi në blogun e saj.