Për herë të parë, Rama e pranon: Jeni të pakënaqur me mua por nuk keni rrugë tjetër!

Kryeministri Rama gjatë një takimi me gratë socialiste, Rama ka pranuar se njerëzit janë të pakënaqur me 8 vite qeverisje dhe se kërkojnë më të mirën, por sërish ka ofruar veten si alternativë.

“Nuk duhet të biem pre e kënaqësisë për gjërat që kemi bërë.

Njerëzit janë të pakënaqur, kanë humbur durimin. I mirëkuptoj dhe u them se nuk ka asnjë rrugë tjetër.

Çdo rrugë tjetër është iluzion dhe mund të jetë katastrofë.

Duan të rikthehen dhe janë në të drejtën e tyre. Si mund të përsëritet e njëjta gjë dhe të pritet rezultat tjetër?,”-tha Rama. /albeu.com/

Shtuar 12.04.2021 05:04