Për herë të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe, një astronaute grua gati të shkruajë historinë

Për herë të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe, një grua është zgjedhur për t’u bërë astronaute në programin hapësinor. Nora al-Matrusi, 28 vjeç, u zgjodh nga mijëra kandidatë për të fluturuar në hapësirë, një ëndërr që ajo e kishte që në vegjëli.

28-vjeçarja, e cila ka studiuar inxhinieri dhe u shfaq me një shami të zezë, tha se i ka pasion yjet. Së bashku me bashkatdhetarin e saj Mohammad al-Moula, 33 vjeç, al-Matrusi do të trajnohet në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Houston.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ambicie të larta dhe shpresojnë të bëhen vendi i parë arab që zbaton një program kërkimi në Mars. Kjo është arsyeja pse ata lëshuan anijen Hope në vitin 2020, qëllimi i së cilës është të zbulojë “sekretet” e motit të planetit të kuq.


Shtuar 8.07.2021 10:20