Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon që prej 24 shkurtit, dëshira për të rritur sadopak shpresën e banorëve atje është e madhe.
Në media kanë filluar të qarkullojnë foto të punëtorëve që instalojnë dritat e Krishtlindjeve në kryeqytetin ukrainas të Kievit.
Në fillim të këtij viti, Rusia filloi tërheqjen e trupave të saj pranë kryeqytetit dhe qytetit verior të Chernihiv në një përpjekje për t’u ripërqendruar në Ukrainën lindore.
Pavarësisht tërheqjes së Rusisë, shpërthimet ende kanë tronditur qytetin kryesor, duke vrarë civilë dhe duke dëmtuar infrastrukturën kritike.