Patate të skuqura e peshk me shumicë, si do të shpërblehen lojtarët e Gjermanisë nëse arrijnë në finale

Lojtarët e Gjermanisë mund të heqin dorë nga dieta e tyre e shëndetshme dhe do të trajtohen me peshk dhe patate të skuqura nëse arrijnë në finalen e Euro 2020.

Shefi i ekipit, Anton Schmaus, theksoi sot për “Mittelbayerische Zeitung” se ai është gati të bëjë një përjashtim të tillë.

“Londra nuk është vetëm vendi i gjysmëfinales por edhe i finales. Nëse arrijmë aty do të ketë peshk edhe patate të skuqura për të festuar ditën, që nuk është një pjatë tipike e atletëve”, theksoi Schmaus.

Schmaus ka gatuar për ekipin gjerman katër vitet e fundit dhe beson se Manuel Neuer ka një shans real për të fituar një pjatë jo të shëndetshme.

“Unë besoj fort se Gjermania mund të bëhet kampione e Europës. Ekipi ka një potencial të madh. Ne nuk jemi ndër favoritët kryesorë këtë vit por kjo mund të jetë përparësia thelbësore”, tha Schmaus.

Gjermania përballet me një fazë të vështirë në grupe, duke filluar me një datë me kampionët e botës Franca. Kundërshtarët e tjerë të tyre janë mbajtësit e titullit Portugalia dhe Hungaria./atsh/


Shtuar 17.06.2021 08:18