Pas tensioneve në Kuvend, Berisha dhe Bardhi njoftojnë mbledhje urgjente të grupit

Pas tensioneve të ditës së sotme në Kuvend, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë njoftur mbledhje urgjente të grupit të tyre në Kryesi.

Mbledhja do të nisë në orën 12:00, ndërsa pritet të diksutohet për hapin e radhës që do të ndërmarrin në kuadër të aksionit të tyre.

Njoftimi:

Te nderuar kolegë,

Sot në orën 12:00, ne sallën e grupit parlamemtar ne Kryesine e Kuvendit, do të zhvillojmë një mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar.

Kujtojmë se në lidhje me situatën sot në Kuvend, ku karriget e deputetëve u hodhën në mes të sallës dhe tymuese me ngjyra u ndezën nga Salianji, ish-kryeministri Sali Berisha tha se shfaqja e opozitës sot në Kuvend ishte reagim si formë e një mosbindje civile.

“Patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile. Një grevë të përkohshme, protestash-grevë nga deputetët e opozitës, me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese. Ne, po e përsëris, de-facto jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë. Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën për ngritjen e 8 komisioneve parlamentare. Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e maxhorancës, por ajo diktohet nga kushtetuta për ngritjen e një komisioni sapo të mblidhen 35 firma. Anëtari i familjes së tij, (të Ramës), thjeshtra, që në çdo kod është anëtar familje, vazhdon prej 7 vitesh të marrë tendera nga sektori publik.”, tha Berisha.