Pas takimit me Begajn në Tiranë, Blinken në “X”: Shqipëria lider në Ballkanin Perëndimor dhe partner i fortë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri një postim në platformën “X” për takimin me presidentin Bajram Begaj. Ai e konsideron Shqipërinë lider në Ballkanin Perëndimor dhe një partner të fortë.

“Shqipëria është një lider në Ballkanin Perëndimor, një aleat i NATO-s dhe një partner i fortë. Sot në takimin tim me Presidentin Begaj, shpreh vlerësimin tonë për mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe për pritjen e aleatëve tanë afganë”, shkroi ai në “X”.

Blinken zhvilloi vizitën e tij të parë në Tiranë, ku u takua me liderët e vendit dhe përfaqësues të drejtësisë së vendit.

Ai ka zhvilluar takime me Begajn dhe Ramën, e më pas mbajti një konferencë të përbashkët me këtë të fundit.

 


Shtuar 15.02.2024 19:50