Pas Shkodrës, Berisha zgjedh destinacionin e radhës për të mbajtur foltoren

Qyteti i radhës ku do të mbahet “Foltorja për PD-në” është Gjirokastra. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë, ish-kryeministri Sali Berisha në përfundim të takimit në Shkodër.

Data e takimit më qytetarët dhe demokratët e qytetit të gurtë ende nuk është bërë publike, ndërkohë që gjatë takimit të sotëm, Berisha nga Kimena Milenium u bëri thirrje demokratëve të jenë të bashkuar.

Takimi i sotëm ishte i pesti që Berisha ka mbajtur në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.


Shtuar 1.10.2021 21:06