Pas sherrit me gruan, i riu merr armën dhe shkon në shtëpinë e vjehrrit

Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë Italiane për vepra të rënda penale.

Një 23-vjeçar, rreth dy ditë më para pas një sherri me bashkëshorten e tij është larguar nga shtëpia për t’u rikthyer me armë zjarri.

Ai ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij duke i kërcënuar ata me vdekje për shkak se po mbronin vajzën e tyre. Menjehërë është lajmëruar policia dhe i riu është arrestuar.

Nga hetimet rezultoi se arma ishte vjedhur nëntorin e kaluar në provincën e Bergamos.

23-vjeçari shqiptar do të akuzohet për veprat penale “kërcënim”, “përdorim i armëve”, “mbajtje ilegale e armëve”, “marrja e mallrave të vjedhura” dhe “keqtrajtim në familje”. /albeu.com/

 


Shtuar 13.08.2021 12:41