Pas kaq shumë kohësh, Italia vendos kur do të heqë maskat ndaj koronavirusit

Pas një beteje të ashpër me pandeminë, Italia ka venodsur datën 28 qershor për heqjen e maskave.

Një datë në të cilën CTS do të diskutojë sot, megjithatë, nuk përjashtohet një zhvendosje përpara e kësaj dite deri të paktën javën tjetër, 5 korrik.

Ndërkohë ministria pritet të nxjerrë një urdhër tjetër për të futur në karantinë ata që vijnë nga Anglia, e kjo nga frika e variantit Delta të Covid, i njohur ndryshe edhe si varianti indian.

Urdhri i Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, lirohet sot: ata që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, ku varianti Delta është i shfrenuar, do të duhet t’i nënshtrohen një karantine pesë-ditore.


Shtuar 21.06.2021 11:12