Pas heqjes së kompetencave nga Veliaj, Anuela Ristani njofton largimin nga Bashkia e Tiranës: Do të mbetem gjithmonë “xhomllikse”

Anuela Ristani ka bërë të ditur se do të largohet nga Bashkia e Tiranës, pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për t’i revokuar kompetencat e deleguara. Pas më shumë se 11 vitesh angazhim në shërbim të kryeqytetit, ajo ka shprehur mirënjohjen për qytetin dhe banorët e tij, duke theksuar se largohet me krenari, përulësi dhe dashuri.

Ristani kujton se kur nisi punën për Tiranën, 11 vite më parë, sheshi “Skënderbej” ishte ende larg pamjes që ka sot. Sipas saj, hapësira që dikur mezi mund të quhej shesh është shndërruar në një destinacion që tërheq vizitorë nga e gjithë bota.

Të lidhura

None found

“Pas më shumë se një dekade në shërbim të qytetit më të bukur në botë, largohem sot me krenari, përulësi dhe plot dashuri për Tiranën. Atë që të gjithë e lakmojnë, shumë e duan, por pak e kuptojnë”, shprehet ajo.

Ajo vlerëson qytetarët dhe bashkëpunëtorët që e shoqëruan gjatë kësaj periudhe, ndërsa thotë se Tirana ka arritur të kapërcejë paragjykime të vjetra dhe stereotipe të trashëguara, duke u shfaqur me bukuri dhe krenari në arenën ndërkombëtare.

Ristani nënvizon se koha mbetet gjykatësi më i drejtë dhe më i paanshëm, ndaj qyteti duhet parë si pjesë e përbashkët e të gjithëve dhe dashuria për të duhet të lidhet me atë që jemi, jo vetëm me përfitimet që mund të sjellë.

“Koha është gjykatësi më i drejtë, më i paanshëm dhe më i pakapshëm. Në respekt të kohës, asaj që do të vijë, lipset që qytetin ta shohim pak më tonin e ta duam për atë që jemi, jo për atë që mund të na bëjë”, shkruan ajo.

Edhe pse ka lindur në Tiranë të Re dhe është rritur përtej oqeanit, Ristani thotë se do të mbetet gjithmonë “xhomllikse”. Ajo thekson se po largohet me mbështetjen dhe dashurinë e njerëzve që kanë më shumë rëndësi për të dhe falënderon të gjithë ata që e kanë shoqëruar në këtë rrugëtim.


Shtuar 31.08.2026 17:26

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetlunabetmarsbahis