Pas funeralit të Princit Philip, çfarë ndodhi me Harryn? (FOTO LAJM)

Duka i Sussex, Harry, ishte i pranishëm në funeralin e gjyshit të tij, Princit Philip, ku takoi për herë të parë familjarët pas skandalit të intervistës së bujshme për Oprah.

Funerali i Princit u mbaj vetëm me 30 persona, për shkak të kushteve të Covid-19 që e bënë të pamundur grumbullimin e më shumë njerëzve.

Pas funeralit, Harry është rikthyer në shtëpi tek bashkëshortja e tij shtatzënë dhe vogëlushi Archie.

Vetura e tij e drejtuar nga shoferi u pa duke dalë nga terminali privat në LAX, i rezervuar për të famshëm dhe super të pasur dhe u pa përsëri duke arritur në rezidencën në Montecito të Sussexëve rreth orës 4 pasdite.

Harry u kthye në SHBA vetëm 24 orë para se gjyshja e tij Mbretëresha të mbushte 95 vjeç sot. Pas funeralit emocional të së shtunës, William dhe Harry ndërmorën ‘hapa të vogël’ drejt rregullimit të marrëdhënies së tyre pasi ata u kthyen në Kalanë Windsor.

Princi Charles gjithashtu do të mungojë në ditëlindjen e Mbretëreshës dhe është në shtëpinë e tij në Uells. Princi William gjithashtu nuk pritet ta vizitojë atë në ditën e saj të madhe.


Shtuar 21.04.2021 12:58