Pas Allegrit e pëson dhe CR7, akuzohet për pastrim parash, nis hetimi

Pas Massimiliano Allegri, zyrat kundër pastrimit të parave të Bankës së Italisë janë përqendruar te të ardhurat e Cristiano Ronaldos. Por nëse për trajnerin e Juventusit, raportet kanë të bëjnë me transaksione të dyshimta të lidhura me botën e basteve dhe bixhozit, për portugezin në dyshim janë tre tërheqje parash prej 220 mijë eurosh nga ana e tij midis dhjetorit 2020 dhe shkurtit 2021.

Një shumë e lartë për këdo, por padyshim jo për Ronaldon, që flukset e parave janë natyrisht më të larta se të qytetarëve të thjeshtë. Duke iu referuar këtyre burimeve, Ronaldo ka shpenzuar 31.4 milionë euro nga 1 Janari 2020 deri më 31 Mars 2021, periudhë ku të ardhurat për sulmuesin arritën në 33.9 milionë euro. Në praktikë shuma e theksuar në raport korrespondon me 5% të shumës së mbledhur në dy muaj, ose 0.7% të shpenzimeve totale në periudhën e konsideruar.

Një hetim që mund të detyrojë Ronaldon për t’u larguar nga Italia, me sirenat e merkatos që bien nga shumë skuadra Europiane. Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Manchester United kanë shfaqur interes për të firmosur me 36-vjeçarin, që pas tre viteve te Juventus po mendon për një eksperiencë të re.


Shtuar 7.06.2021 16:08

Tags: , ,