Partia Socialiste fiton bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo siguron mandatin e dytë

Mbyllet numërimi i votave në Korçë. Sotiraq Filo merr një tjetër mandat në bashkinë e Korçës. Ai  fitoi bashkinë e Korçës me 60.63% të votave, kundrejt rivales së tij nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Ledina Alolli, e cila mori 39.37% të votave.

Në lidhje me fitoren e Filos ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Nëpërmjet një deklarate për mediet, Peleshi thotë se fitorja është triumf i të gjithë qytetrëve dhe jo vetëm socialistëve.

Peleshi falënderoi qytetarët e Korçës për fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste, Sotiraq Filo në Bashkinë e Korçës.

“Jemi shquar si tren për qytetarinë, falënderoj numëruesit po ashtu. Kjo fitore nuk është triumf i tanëve kundër të atyre, por si fitore e të gjithëve. Së pari ka fituar Korça. Në shkollat tona do luajnë fëmijët e demokratëve dhe socialistëve. Nuk e ndajmë Shqipërinë me ngjyra. Të gjithë urojnë me Korçën dhe ne kemi vënë bast me historinë për të ndërtuar një shembull të shkëlqyer. Jemi gjenerata moderne dhe duhet ta bëjmë Korçën frymëzim”, u shpreh Peleshi./albeu.com/


Shtuar 15.05.2023 13:06