Partia Demokratike Europiane ka dalë me një tjetër deklaratë të fortë kundër Kryeministrit Edi Rama, duke rikthyer në qendër të vëmendjes qëndrimin e fundit të Dua Lipës për ndryshimet në ligjet mjedisore në Shqipëri.
Në reagimin e saj zyrtar, kjo parti ka nënvizuar se fjala e artistes me famë botërore vetëm sa e pasqyron atë që qytetarët shqiptarë po kërkojnë prej më shumë se një muaji në protestat dhe sheshet e vendit. Sipas tyre, “ligjet mjedisore nuk mund të ndryshohen pas dyerve të mbyllura, pa konsultim publik”, duke kritikuar hapur mungesën e transparencës nga qeveria.
Të lidhura
None found
Nga Partia Demokratike Europiane theksojnë se ky qëndrim ka një rëndësi të veçantë në opinionin publik. “Ky nuk është një koment i njerëzve të famshëm. Është zëri i një vendi që kërkon transparencë, llogaridhënie dhe respekt për trashëgiminë e tij natyrore”, thuhet në deklaratën e tyre.
Duke e mbyllur reagimin, forca politike i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë kreut të qeverisë që të mos e neglizhojë më këtë mesazh. “Kryeministri Rama duhet të ndalojë së shpërfilluri atë zë. Shqipëria po flet. Është koha që ai të dëgjojë”, përfundon deklarata e Partisë Demokratike Europiane.
