Parashikimi i motit për ditën e premte, 3 Shtator 2021

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Për ditën e nesërme (Premte) moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe përgjatë relieveve malore.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 33 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 14 gradë.

 


Shtuar 2.09.2021 23:40