Territori shqiptar mbetet në mbizotërimin e motit të vranët përgjatë gjithë ditës, duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin.
Por, herë pas here parashikohet të ketë dhe intervale të shkurtra kthjellimesh, të cilat më të shpeshta do të jenë në orët e para të ditës dhe vonë në mbrëmje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga 13 gradë celsius deri në 31 gradë celsius.