Parashikimi i motit për datën 21 nëntor 2022

Vendi ynë u ndikua sot nga kalimi i një fronti okluz meteorologjik shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe kontraste të forta termike.

Kjo situatë solli si rezultat reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa reshjet e shiut do të vijojnë deri në fund të ditës.

Të lidhura

None found

Por si do të jetë java që presim përpara? Edhe pse na ndajnë vetëm pak ditë nga stina e dimrit, ditët që presim përpara duken ditë “tipike” dimri.

Thënë kjo duke marë parasysh parashikimet për reshje shiu, rënien e temperaturave si dhe reshjet e dëborës.

Për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet e larta malore reshje dëbore.