Para ambienteve të Kuvendit, protestuesit janë mbledhur duke brohoritur “Parlament i krimit, parlament analfabet”, ndërsa në orën 10:00 pritet të zhvillohet seanca e radhës plenare.
Siç ishte paralajmëruar edhe gjatë protestës së 30 kundër Ramës, pjesëmarrësit kanë vijuar reagimin e tyre edhe sot, që në orët e para të mëngjesit.
Të lidhura
None found
Protestuesit kërkojnë largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama. Njëkohësisht, ata kanë drejtuar thirrje edhe ndaj opozitës, duke e quajtur “opozitë e shitur”, teksa disa deputetë të saj janë parë duke hyrë në ambientet e Kuvendit.
