Dita e premte pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të vendit.
Të lidhura
None found
Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit, të cilat në këtë zonë do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në mesditë reshjet e shiut të karakterit lokal do të prekin edhe zonën qendrore.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera – herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri ne 12-15m/sek. Valëzimi ne dete i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 15 deri 27°C
në zona e ulëta 15 deri 33°C
në zona bregdetare 20 deri 32°C
Ju urojmë një ditë të mbarë!/albeu.com
